Aksident mes minibusit dhe motoçiklistit në Prishtinë

Një motoçiklist ka pësuar lëndime si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një minibusi në qendër të Prishtinës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë na rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orës 12:30 ka ndodhur një aksident trafiku në  rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një minibus dhe një motoçikletë”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se ngasësi i motoçikletës është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.