16:06 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bastisje në Istog, arrestohet një person i dyshuar për vrasjen që ndodhi pak muaj më parë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen që ka ndodhur pak muaj më parë në Istog të Arben Dekajt.

Policia e Kosovës pas veprimeve të ndërmarra hetimore, me datën 11 dhjetor 2018, në zbatim të urdhëresës së Gjykatës themelore në Pejë është kryer bastisje në dy lokacione në Istog të poshtëm.

Bastisja është bërë në pronat e përsonit të dyshuar, meqë hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ e cila ka ndodhur në muajin shtator 2018, viktimë e së cilit rast është shtetasi sh/k. A.D. (1989).

Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’.

I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje./Indeksonline/