Historike: Kuvendi i Kosovës votoi për formimin e ushtrisë

Në seancën e sotme të Kuvendit në sallë ishin 107 deputetë dhe të gjithë votuan për dhënien e mandatit ushtarak për FSK-në

Ashtu siç ishte paralajmëruar deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan tri ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. Në seancën e sotme të Kuvendit në sallë ishin 107 deputetë dhe të gjithë votuan për dhënien e mandatit ushtarak për FSK-në. Punimet e Kuvendit filluan me 1 minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve dhe atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës./21Media

 

 

Back to top button