Dirk Nowitzki mposht Kobe Bryant, shkruan historinë e NBA-së

14 Dhjetor 2018
17:52
Telesport
back button

Në ndeshjen që ekipi i Dallas Mavericks luajti dhe humbi sot ndaj Phoenix (99-89), basketbollisti gjerman Dirk Nowitzki ka vendosur një rekord të ri në NBA, duke shkruar historinë e këtij sporti. Për shtatlartin gjerman, që debutoi këtë sezon (ka qenë i dëmtuar), ky është sezoni i 21-të që luan në NBA me fanellën e Dallas.

Rekordi mbahej nga legjenda tjetër Kobe Bryant, me 20 sezone radhazi me fanellën e Lakers, rekord që u thye sot nga 40-vjeçari Nowitzki, që nisi sezonin e 21-të. Në ndeshjen e zhvilluar sot, ai luajti vetëm 6 minuta e realizoi dy pikë.

Për mua ishte një kënaqësi që rikthehem në fushë, ky ishte objektivi im. Kam punuar snumë për të ardhur deri këtu, por e di se kam ende edhe shumë punë përpara. Stërvitja deri më tani ka qenë e limituar, ndaj do të përgatitem më shumë për sfidat e ardhshme. 21 sezone janë shumë, ndihem krenar për atë që kam arritur”, tha Nowitzki.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit