TIRANE

Vettingu rrëzon autoritetin me te lartë të sistemit të drejtësisë në vend. Bashkim Dedja kryetar i gjykates Kushtetuese u shkarkua nga detyra me vendim të Kolegjit të Posacëm të Apelimit.

I konfirmuar në detyrë në muajin qershor nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, gjykatësit të karrierës iu desh të përballej me shkallën e dytë të vettingut, pasi vendimi për të u ankimua nga Komisoneri Publik.

Në seancën publike që u zhvillua javën e shkuar, si Komisioneri ashtu dhe subjekti dhanë argumentat në favor të tyre. Duke e konsideruar rastin si  kompleks, Kolegji vendosi ta shtyjë shpalljen e vendimit,  duke arsyetuar se duhej tu jepte zgjidhje disa cështjeve ligjore që shtroheshin në diskutim.

Në përfundim, në mungesë të subjektit, trupa gjykuese e kryesuar nga Ardian Hajdari shpalli verdiktin,  duke e nxjerrë kryegjykatësin jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë për një periudhë 15 vjecare. Kolegji, argumentoi se Dedja zotëron pasuri të cilët nuk arrin t’i jusifikojë me burime të ligjshme

Ndërsa Gjykata e Kushtetuese është prej kohësh jashtë funksioni mbetet per t’u parë nëse me largimin e Bashkim Dedjas vihet pse jo në pikepyetje funksionimi i KED.

Kjo për faktin se kryegjykatësi është automatikisht anëtar i këtij institucioni, për shkak të funksionit dhe  shumë juristë janë të mendimit, se vendimi për shkarkimin e tij, krijon ngërc.

Në këto dhjetë muaj të zbatimit të ligjit të vettingut, dy gjyqtare Kushtetues janë dorehequr. Ndërsa pesë të tjere nuk e kaluan me suksese fiktin e trefishtë të kontrollit. E vetmja anetare që vijon detyrën është Vitore Tusha. Per shkak të saj ketij ininstutcioni ende nuk i është vene kyci.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb