"ODA Shqiptare, hapësira jonë tradicionale e mikpritjes, është shndërruar në ODËN e bashkimit virtual të dhjetra shqiptarëve të njohur brenda dhe jashtë kufijve. Promovimi i Shqipërisë në rrjetet sociale, është synimi i organizimit nën një "ODË" të shqiptarëve për Shqipërinë, vendin ku mikpritja dhe buzëqeshja shndrrijnë mbi gjithë arsyet për ta vizituar. [...]” – shkruan ndër të tjera Agnesa Hadërgjonaj në Instagram.
Në videon në fjalë, të shpërndrarë nga Anxhelina Hadërgjonaj, ra në sy komenti i Shay Mitchell (Emily te “Pretty Little Liars”).
“Mezi po pres të shkoj atje vitin tjetër!”
Grimieri i famshëm Ariel, mik i familjes Hadërgjonaj, postoi gjithashtu në InstaStories videon mbi bukuritë e tokës shqiptare duke shkruar:
“Siç mund ta dini, kam kaluar shumë kohë në Shqipëri. Shpresoj që kjo video ta shpjegojë arsyen pse. Nuk jam shqiptar për ta sqaruar për të gjithë, por është shoqja ime e ngushtë [Anxhelina] dhe jam shumë e lumtur që më prezantoi me një vend kaq të bukur.
Nëse doni të njihni një kulturë të mrekullueshme, të provoni ushqimin më të mirë që kam provuar, të takoni njerëz fantastikë dhe të shihni një ndër natyrat më të bukura, ky është vendi.”
Në sezonin e dytë të “ODA”, u nderuan me çmime: