Kosova

Kthehet nga Zvicra për të ndihmuar në Kosovë

Një banor i fshatit Plluzhinë të Skenderajt nuk ka pritur ndihmën e Komunës për t’i ndriçuar rrugët e fshatit.

Ai me mjetet e tij financiare ka blerë dritat dhe i ka vendosur ato, raporton ‘Klan Kosova’.

Sokol Halili ka investuar 20 mijë euro në vendlindjen e tij, duke e bërë fshatin me ndriçim, përcjell albinfo.ch.

Ai ka jetuar një kohë të gjatë në Zvicër, derisa është kthyer në Kosovë për të ndihmuar vendlindjen.

Edhe banorët shprehen të kënaqur me investimin e bërë.