Zjarri te kopshti në Lezhë, Drejtori i Arsimit Ardian Laci: Fëmijët të sigurt, u morën masa

17 Dhjetor 2018, 09:23

Mensa e kopshtit “Besëlidhja” është përfshirë këtë të hënë nga flakët. Raportohet se zjarri është shkaktuar nga mbingarkesa e rrjetit elektrik që ka sjellë për pasojë djegien e transformatorit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të vogla materiale.

Por pavarësisht kësaj, zjarri ka shkaktuar frikë dhe panik tek edukatoret pasi në ambientet e saj gjendeshin fëmijë. Ata janë evakuuar menjëherë, ndërkohë që forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje. 

Drejtori i Arsimit në Bashkinë e Lezhës, Ardian Laci është shprehur për Report Tv se për të siguruar fëmijët, janë marrë masa të menjëhershme. "Fatmirësisht vendi ku ka ndodhur shkëndija elektrike nuk ka qenë pranë fëmijëve, ka qenë në një ambient të izoluar, në një distancë rreth 50 metra larg fëmijëve dhe me mure ndarëse, kështu që nuk ka pasur rrezik për jetën e fëmijëve", ka sqaruar Laci.  Ai bëri të ditur se fëmijët janë shpërndarë nëpër familjet e tyre.

Teksa është pyetur se kur do të fillojë aktivitetin kopshti "Besëlidhja", Ardian Laci u shpreh se me shumë gjasa do të fillojë ditën e nesërme.