Veneta Cucine, ekselenca italiane e design te Delta Home (FOTO)

 Veneta Cucine, ekselenca italiane e design te Delta Home (FOTO)

Produkte të Delta Home

Shijet e konsumatorit shqiptar sa vijnë dhe përmirësohen nga viti në vit. Me ritmin e tendencave më të fundit në arredimin e shtëpive dhe në design ecin dhe firmat më të mëdha dhe prestigjoze në Shqipëri. Për shembull, Delta Home është një nga kompanitë që është në avangardë të të rejave sa i takon komponentëve të shtëpisë. Për këtë qëllim arkitektët e saj i besojnë stilit italian, stil që në nivele të larta ka një kombinim perfekt të shijes së mirë dhe cilësisë.

Siç shihet dhe në foto, kombinimet e Veneta Cucine të pranishme në showroom-in e Delta Home në autostradën Tiranë-Durrës, janë nga më të ndryshmet dhe të rafinuara. Delta, ndryshe nga shumë kompani në treg, ofron mundësi që cilësia të shihet dhe të preket nga konsumatorët, duke e bërë 100 përqind të sigurtë atë që klienti zgjedh dhe vendos ta ketë në shtëpinë e tij.

Përse Delta Home ka zgjedhur Veneta Cucine? Finesa e materialeve dhe e aksesorëve e bëjnë këtë kuzhinë, jo vetëm estetike, por edhe me një prakticitet të rrallë në përdorim. Për një amvisë do të ishte revolucioni i vërtetë në aspektin e komoditetit, prakticitetit dhe bukurisë estetike në përmirësimin e kushteve të shtëpisë.

Akoma më të lehtë vendimarrjen e blerjes së një kuzhine Veneta e bëjnë edhe uljet e mëdha deri në -50%. Ardhja e festave, impenjimet e familjes në gatime speciale, do të ishin një ide e mirë dhurate për familjarët të apasionuar pas bukurisë dhe kuzhinës së mirë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!

‘1 milion euro për dashni’, komedi tek ‘Eksperimentali’! ‘Marie Kraja’, 2 net spektakli në Opera! Nga Roland Tasho tek Stefano Romano, Tirana me ekspozita!