INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Era Istrefi 'kthehet pas në kohë'. Bëhet nostalgjike me momentet kur ishte e vogël në karrierën e saj…[FOTO]

Era Istrefi 'kthehet pas në kohë'. Bëhet nostalgjike me momentet kur ishte e vogël në karrierën e saj…[FOTO]

Publikuar më: 11:23 17-12-2018

Këngëtarja Era Istrefi është një ndër artistet më të suksesshme shqiptare, që brenda pak vitesh u bë e njohur edhe ndërkombëtarisht.

Ajo gjithmonë ka ditur të tërheqë vëmendjen e publikut, madje që në fillimet e veta në tregun muzikor është pëlqyer shumë, duke bërë bujë me këngët e saj.

 

rtyytuur.jpg

Së fundmi, këngëtarja është kthyer pas në vite, duke sjellë në mendje kohën kur sapo filloi të bëhej e famshme në Shqipëri, gati 3 vite më parë. Ajo ka publikuar një video të shkëputur nga kënga “Njo si ti”, që në 2015 u pëlqye shumë dhe sot numëron plot 33 milionë shikime në ‘Youtube’. “Po kërkoja në gjërat e mia të vjetra dhe gjeta këtë”, – ka shkruar Era.

 

tyuuruyr.jpg

 

Siç duket është ndier shumë e vogël në video dhe prandaj e cilëson si “bebe”. Në atë kohë, ajo ishte më e vogël në moshë, megjithatë Era ka qenë dhe mbetet një artiste me shumë stil.

Article Logic
Execution time: 0.003399133682251