Një burrë i moshës 50 vjeçare është gjetur i vdekur në dëborë pranë Mitrovicës së Sremit në Serbi.

Rezultatet e para të hetimit tregojnë se vdekja ka ndodhur për shkak të ngrirjes, njoftojnë mediat beogradase.

Trupi i 50 vjeçarit u gjet në fshatin Laçarak pranë Mitrovicës së Sremit, transmeton Kan Kosova.