Protestuesit incident me policinë dhe konfrontim me njeri - tjetrin

17 Dhjetor 2018, 14:31

TIRANE- Mesditën e sotme, rreth orës 13:45, ka patur disa momente tensioni përpara kryeministrisë, kur disa studentë, por edhe persona të tjerë që i janë bashkuar tubimit të mbështetur nga opozita tentuan të çajnë kordonin e policisë, për t'iu afruar godinës së selisë së qeverisë. Njëri nga studentët deklaroi se qëllimi ishte që të rrethonin godinën e kryeministrisë në mënyrë simbolike, ndërsa akuzoi policinë për provokim. Pas tensionimit të situatës dhe thirrjeve kundër policisë disa nga studentët formuan një kordon përpara efektivëve për të mos lejuar përplasjen. 

Protesta e studentëve, nw ditwn e 14, mbështetuar edhe nga militantë të PD-së dhe LSI-së ka nisur prej orës 10:00 të ditës së sotme, ndërsa qeveria nuk pranon të plotësojë tetë kërkesat e tyre pa dialoguar më parë. Kjo është dita e 14-të e protestës. Grumbullimi i studentëve nisi në orën 09:30 në fakultetet përkatëse, ku vendosën shirita në hyrjet e godinave, ndërsa te 'Ekonomiku' i vendosën drynin më pas nisi marshimi në këmbë drejt Kryeministrisë. Refreni ishte i njëjtë: "Plotësoni 8 kërkesat"! "Nuk duam dialog"!