Nenad Rikallo nuk raporton para Komisionit Parlamentar

Nenad Rikallo nuk raporton para Komisionit Parlamentar

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo nuk është është paraqitur në Kuvendin e Kosovës për të raportuar para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë për vitin 2019.

Sipas zëvendësit të tij, ministri nuk është paraqitur në komision për shkak të arsyeve politike.

Anëtari i Komisionit, Salih Zyba tha se ai ka insistuar që ministri Rikallo të jetë prezentë në këtë mbledhje.

“Të kemi arsyetim pse nuk ka ardhur ministri të raportojë. I njejti ka deklaruar se do të jetë këtu por nuk është. Ndërkaq, i kam teknike për buxhetin e Ministrisë së Bujqësisë. Do të kërkoj të ndryshohen”, tha ai.

Lista Serbe kufizoi fushëveprimin e saj brenda Qeverisë, pasi që institucionet e Kosovës, më 26 mars, kishin arrestuar shefin e zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq i cili, siç u tha, kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.

Që nga atëherë, ministrat e kësaj partie kanë funskionuar si të dorëhequr.