TIRANË

Drejtuesja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha në studion e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 se Erion Veliaj mund të bëhet edhe kryeministër para zgjedhjeve, ndërsa tregoi se krye bashkiaku ka punuar për kryeqytetin.

Sipas Kryemadhit, Erion Veliaj ka meritë të veçantë në ndërtimin e korsive të biçikletave dhe kjo shtoi ajo është një mundësi për të gjitha shtresat sociale që jetojnë në Tiranë.

“Erion Veliaj mund të jetë edhe kryeministër para zgjedhjeve. S’mund të them që Erjon Veliaj s’ka punuar . Opozita e ka shansin 100 për qind.  Jo vetëm në Tiranë, por kudo. A e di ti sa qytetarë kanë makina në Tiranë? Ti që lëviz me makinë je i pasur, ata që lëvizin në këmbë janë të varfër.

Unë që nuk kam makinë, e kam më kollaj të blejë një biçikletë. Kur dalim në studio televizive bërtasim për hallin tonë jo për njerëzit. Veliaj është një njeri që punon me një program, i cili i ka ecur.

Në të gjithë historinë e tij ka gabuar me teatrin dhe kjo nuk do ti ndahet gjatë gjithë jetës. Po të shikosh historikun e protestës, pati tentativë për ta marrë. Segmente e caktuara politike kanë patur si synim për ta përdor për qëllimet politike”, theksoi ajo.

Kryemadhi deklaroi se PD-LSI do të kenë një kandidat të përbashkët për zgjedhjet lokale në garën për bashkinë e Tiranës. Ajo nuk dha asnjë emër edhe pse flitet për Jorida Tabakun, por shtoi se kushti i parë do të jetë një figurë, e cila nuk përfaqëson interesa dhe grupe mediatike.

“Kandidat të përbashkët do ta kemi për Tiranën, por nuk e kemi menduar se nga cila do të jetë. Mund të jetë edhe kandidate, çfarë të keqe ka. Nuk ka asgjë të keqe, po me Bashën nuk e kemi biseduar. Do të jetë një kandidat që nuk përfaqëson grupe mediatike”, tha Kryemadhi.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb