LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Opozita kthehet në Kuvend/ Kryemadhi tregon arsyen

18 Dhjetor 2018, 21:21, Aktualitet CNA
Opozita kthehet në Kuvend/ Kryemadhi tregon arsyen

Monika Kryemadhi është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Dritare me Rudinën?, në News24, prej nga ku ka thënë se mandatin e deputetes do ta djegë, pasi Rama të mos jetë më Kryeministër.

Kryemadhi është shprehur se opozita do të paraqitet të enjten në Kuvend, për të reziluar kërkesat e studentëve dhe kauzën e paraqitur Komisionit të Venecias, vettingun në politikë.

?Ka një zgjidhje të lehtë dhe ajo është largimi i Ramës. Unë mandatin tim e kam marrë me gjak. S?ma ka dhënë as Lulzim Basha dhe as Rama. Djegia e mandateve do të djegë bashkë me Edi Ramën.

Unë do të digjem bashkë me Edi Ramën. Nuk do të digjet kur ka dëshirë Rama apo Gramoz Ruci. Ditën e enjte jemi në Parlament për t?i dhënë shansin Edi Ramës që tu plotësojë kërkesat, s?i plotëson 8, të paktën ti plotësoj 6. Të premten do të jemi për kauzën tonë, vetingun në politike?, tha Kryemadhi.

Lajmet e fundit nga