Dy miliardë stërlina është kostoja e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje

Evropë

Dy miliardë stërlina është kostoja e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:42
Theresa May

Qeveria britanike njoftoi sot akordimin e dy miliardë stërlina (2,2 miliardë euro për njëzet e gjashtë Ministritë dhe Departamentet për përgatitjet e një Brexit-i të mundshëm pa marrëveshje, skenari që mund të çojë në mobilizimin e rreth 3 500 trupave.

‘’Një qeveri e përgjegjshme përgatitet për të gjitha alternativat dhe është kjo arsyeja për të cilën po intensifikojmë përgatitjet në rast mungese të marrëveshjes’’, deklaroi ministri i Financave, Philip Hammond.

Nga kjo shumë, Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Doganave, përgjegjës për kontrollet kufitare, do të marrin pjesën kryesore, respektivisht 480 dhe 375 milionë stërlina që do të mundësojnë rektrutimin e qindra personave për policinë kufitare dhe 3.000 agjentë të doganës. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat