Komuna e Rahovecit do të organizojë panair tre ditor, ku do të ekspozohen vetëm produkte vendore, me moton “100% Rahovec”

Për tri ditë radhazi, midis datave 28, 29 dhe 30 dhjetor 2018, me moton “100% Rahovec” dhe nën dekorimin që vesh qytetin në muajin dhjetor, në hapësirat e qytetit të Rahovecit, prej rrugës LAB-OIL deri te Bodrumi i Vjetër, do të mbahet panairi i produkteve vendore, i pari i këtij lloji në Komunën e Rahovecit, që është mbështetur nga Komuna, gjegjësisht Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm. Qëllimi i këtij panairi është që të mbështesë prodhuesit vendor, si dhe të rrisë vetëdijesimin për konsumim sa më shumë të produkteve vendore. Organizimi i këtij panairi është mjaftë i rëndësishëm, sepse më së miri prezantohen vlerat dhe traditat e prodhimeve vendore, para qytetarëve duke ofruar informacione nga tendat e Panairit, ku do të plasohen produkte tradicionale si nga, qumështi, perimekultura, pije tradicionale( vera e nxehtë), pasi që Rahoveci njihet si rajon bujqësor dhe kultivues i rrushit, si dhe nuk do të mungojë edhe muzika. Bizneset prodhuese dhe përpunuese pjesëmarrëse në këtë panair, do të prezantojnë vetëm produkte vendore. “100%Rahovec”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …