PSG vuan ndaj Orleans, por kalon në çerekfinalet e kupës falë një goli magjik

18 Dhjetor 2018
22:55
Denis Hakanaj
back button

Paris Saint-Germain, kampione në fuqi e Kupës së Ligës, ka mundur 2-1 me vështirësi Orlenas, skuadër e Ligue 2. Ndeshja e mbrrëmjes së sotme ka qenë e vlefshme për 1/8-at e Kupës së Ligës së Francës.

Takimi është vendosur nëntë minuta para fundit falë një goli të Diaby, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasi ka kaluar gjysmn e mbrojtjes së Orleans.

Ka qenë Edinson Cavani që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 41-të të pjesës së parë, ndërsa Lopy ka barazuar përkohësisht për vendasit në të 69-ën.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit