Janë luajtur mbrëmjen e sotme 4 ndeshjet e para të javës së 16 të Bundesligës gjermane. Borusia e Dortmundit për të tretën herë radhazi është ndalur në barazim teksa ka barazuar me rezultatin 1-1 në shtëpi përballë Augsburgut. Miqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 33-të, por Dembele arriti të shpëtonte një pikë për verdhezinjtë në minutën e 47.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, arriti të realizojë golin e tij të parë në Bundësligë me fanelën e Shalkes. Edhe pse u aktivizua vetëm në minutën e 69 në humbjën 2-1 të ekipit të tij në transfertë ndaj Hamburgut, ai ngushtoi diferencën me golin mjaft të bukur të realizuar në minutën e 89 teksa rezultati ishte 2-0 për vendasit.

.. by Video-Live
Në ndeshjet e tjera, Volfsburgu fitoi në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Borusia Mynshengladbahut, ndërsa Eintrakti i Frankfurtit mposhti 3-0 në shtëpi Maincin./panroamasport
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: