LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shifrat e frikshme/ 40% e shqiptarëve në skamje

31 Dhjetor 2018, 09:01, Aktualitet CNA
Shifrat e frikshme/ 40% e shqiptarëve në skamje

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaron se 40% e shqiptarëve jetojnë në varfëri të rëndë.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Vasili shkruan se asgjë tjetër më shumë se varfëria nuk tregon se çfarë ka bërë kjo qeveri për njerëzit.

?40% te shqiptareve ne varferi te rende,qeveria barkplote qesh me popullin barkbosh.

Asgje tjeter me qarte se varferia nuk tregon se cfare ka bere nje qeveri per njerezit.
Varferia ne Shqiperi eshte ulur kembekryq ne 40% te popullsise.
Qeveria eshte nen akuze nga varferia dhe nga qytetaret te cilet e vuajne ne menyre te tmerrshme ate.?-shkruan Vasili.

Më tej, deputeti i LSI thekson se shifrat qe Banka Boterore jep per varferine do te kishin detyruar cdo qeveri te largohej per shkak te fajit social shume te madh qe rendonte mbi te.

Sipas Vasilit, Qeveria e dhembshur ndaj oligarkeve,qe ju pergjysmon atyre tatimin mbi fitimin nga 15% ne 8%, per te varferit eshte e eger, e shurdher dhe e pandjeshme.

“Në Shqipëri 1,1 përqind të popullsisë jeton me më pak se 1,90 dollarë në ditë. Sipas Bankës Botërore 31,3 përqind e popullsisë në Shqipëri jeton me më pak se 5,5 dollarë në ditë. Më shumë se jetojnë në varfëri ekstreme, kjo pjesë e popullsisë lufton të përmbushë kërkesat bazë të jetës si banesa, shëndeti, edukimi dhe aksesi në ujë dhe kanalizime. 7,7 përqind e popullsisë jeton me 3,10 dollarë në ditë.
Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria është edhe akses i limituar nëñ edukim dhe shërbime të tjera bazë, është diskriminim social dhe mungesë pjesëmarrjeje në vendimmarrje”.

Ndaj koha per te reaguar eshte sot sepse qeveria barkplote nuk do te dije asfare per popullin barkbosh.?-përfundon postimin Petrit Vasili./ CNA.al

Lajmet e fundit nga