Nga: ZONJA KATERINA

2 kofsha mish pule, 300 gr makarona, 2 karrota, 2-3 degë selino, 1 qepë të grirë në kubikë, 1 litër ujë, ½ litër lëng pule, 2 lgj vaj ulliri, 1-2 thelpinj hudhër, 1 limon për servirje.

Në tenxhere hedhim ujin dhe lëngun e mishit dhe vendosim kofshat e pulës të ziejnë. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën të grirë në kubikë të vegjël së bashku me selinonë gjithashtu të grirë në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 3-4 minuta dhe më pas i vendosim në tenxheren ku kemi vendosur kofshat e pulës. Shtojmë më pas karrotat të prera në fetëza të rrumbullakëta dhe makaronat.

Largojmë kofshat e pulës nga tenxherja dhe ndajmë tulin nga kockat dhe mishin e presim në pjesë të vogla. E shtojmë mishin në supë, e rregullojmë me kripë dhe piper. Shtojmë dhe hudhrën të grirë në rende si dhe koper ose majdanoz të grirë hollë. E servirim supën të ngrohtë pudrosur me pak cipë limoni dhe lëng sipas preferencës.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb