Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Në përgjithësi keni lexuar, si dhe ju kemi sugjeruar ta nisni ditën me një gotë ujë dhe limon, apo një lugë vaj ulliri esëll, megjithatë nutricionistët së fundi rekomandojnë së të hani një kokërr mollë jeshile me stomakun bosh. Për fatin të mirë, mollët jeshile gjenden në treg gjatë gjithë vitit kështu që mos hezitoni të ndiqni këshillën e tyre. Molla jeshile është e pasur me shumë vlera ushqyese, si: vitamina, minerale, proteina, fibra të tretshme në ujë dhe flavonoide, ku ndër kryesoret përmendim cianidinën dhe epikatekinën. Më poshtë do t’ju listojmë tre arsyet pse duhet të hani mollë jeshile me stomakun bosh.
1. Ju ndihmon të bini nga pesha: Sigurisht që një mollë nuk mund t’ju ofrojë të gjitha vlerat ushqyese, të cilat i merrni nga një mëngjes i shëndetshëm, megjithatë është ideale për të frenuar urinë mëngjesore. Molla jeshile është e pasur me fibra të tretshme në ujë, të cilat shërbejnë për të riaktivizuar metabolizmin.
2. Rregullon nivelet e sheqerit në gjak: Hulumtimet e ndryshme kanë provuar se ngrënia e një molle jeshile esëll, ekuilibron nivelet e sheqerit në gjak. Ju kujtojmë se organizmi ynë nuk ndalon së funksionuari kur flemë, dhe pankreasi mund të ketë vështirësi për të rregulluar nivelet e sheqerit në trup, ndaj niseni ditën me një mollë jeshile. Personat që hanë mollë jeshile me stomakun bosh, janë më pak të rrezikuar për t’u prekur nga diabeti i tipit të dytë.
3. Normalizon ritmin kardiak: Në ndryshim nga molla e kuqe apo e verdhë, molla jeshile përmban më shumë kalium, një elektrolit i rëndësishëm që ekuilibron ritmin kardiak. Sipas mjekëve, një njeri i rritur me zhvillim fiziologjik normal ka nevojë për 4700 mg kalium në ditë dhe një mollë jeshile përmban 155 mg të tilla. Kjo sasi mjafton për ta mbajtur zemrën të qëndrueshme që në orët e para të mëngjesit.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...