Partizani mbetet thatë, Shkëndija fiton konkurrencën për fantazistin tetovar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2019 | 23:01

Partizani mbetet thatë, Shkëndija fiton konkurrencën për fantazistin tetovar

Fantazisti me origjinë nga Tetova, Agim Ibraimi, është rikthyer tek Shkëndija e Tetovës në kampionatin maqedonas, duke mos zgjedhur kështu Partizanin. Agim-Ibraimi-810x509

Siç bëjnë me dije mediat maqedonase, Ibraimi ka gjetur mbrëmjen e sotme akordin me drejtuesit, dhe nesër do të prezantohet zyrtarisht me fanellën e re të Shkëndijës.

Agim-Ibraimi-1

Ibraimi në vitin 2016 u transferua tek Astana ku luajti për një vit, ndërsa në 2017 u transferua në Slloveni tek Domzhale. Këtë merkato janari, ishte Partizani që kërkonte shërbimet e fantazistit, por në fund nuk arriti që të bindte 30-vjeçarin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"