Burg 5 vjet për shqiptarin, plagosi djalin e futbollistit te njohur italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2019 | 23:12

Burg 5 vjet për shqiptarin, plagosi djalin e futbollistit te njohur italian

Përfundoi dje gjyqi për autorët e plagosjes së Nikolo Betarinit, djali i ish-futbollistit Stefano Betarini dhe prezantueses së njohur Simona Ventura.

gsda

Mes të dënuarve, është edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për Andi Arapi, i cili është dënuar me 5 vite heqje lirie, ndërkohë që me nëntë vite burgim është dënuar 29-vjeçari Davide Kadeo i cili ishte në krye të grupit që me tetë goditje me thikë rrezikuan t’i merrnin jetën të riut Betarini në korrik të vitit të kaluar.

download

Pas daljes nga salla e gjyqit familja Betarini u shpreh e lumtur për vendimin dhe vendosjen e drejtësisë, teksa kanë hequr dorë nga kërkesa për dëmshpërblim nga ana e agresorëve.

Dënimi ka prekur edhe shqiptarin tjetër Albano Jakej, italian me origjinë shqiptare i cili duhet të vuajë 6 vite heqje lirie.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"