Drilon Hoxha ka një mesazh për personin që donte ti "shkatërronte" karrierën

Drilon Hoxha ka një mesazh për personin që donte ti

Drilon Hoxha është një prej aktorëve e regjisorëve më të mirë që ka Shqipëria, i cili e nisi karrierën e tij duke imituar ish-kryeministrin Sali Berisha. Në emisionin "Late Night Show" në Ora News tha se shkak për këtë sukses u bë një zotëri që e shtyu Drilonin të provojë të hyjë në botën e artit.

Drilon Hoxha: Ishte një person që mua më zbuloi pa shkuar tek spektakli. Unë punoja më parë kamarier dhe më thoshte lëre këtë, provoje, mund të ishte skenograf. Unë e vlerësoj shumë sepse ai ishte shtysa.

Po i njëjti person, që tashmë është një mik i mirë i Drilonit, i dha këshillë që të mos qëndronte tek spektakli i humorit "Portokalli" pasi dikush donte ta pengonte karrierën e tij.

Drilon Hoxha: Unë mendoj këtë, çdo njeri që mundohet të të bllokojë, sado të mundohet, vetëm zoti e bllokon njeriun, jo dicka tjetër. Kush mund të të bllokojë, del i keq për momentin, kështu që vetëm me punë mund të dalë përpara, kështu që ti po më sheh tani.

EMISIONET