Zyrtare: Mbrojtësi nga Kosova transferohet te skuadra ku Valon Berisha bëri 'bujë'

Sport January 19, 2019 - 10:21
Detajet

Albert Vallci është përforcimi i dytë për Red Bull Salzburg në këtë afat kalimtar.

Mbrojtësi i majtë ka arritur marrëveshje me skuadrën austriake, dhe kështu do të largohet nga Inssbruck.

23-vjeçari nga Kosova ka kompletuar 54 paraqitje me Innsbruck, duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar tetë asistime, raporton Zëri.

Image

"Alberti është një lojtar i shpejtë dhe i fuqishëm në mbrojtje. Ai është zhvilluar shumë në vitet e fundit dhe stili i tij i përshtatet Salzburgut'', tha drejtori sportiv, Christoph Freund.

Ndërkaq, me ardhjen e tij te kampioni austriak, është shprehur edhe Alberti.

"Jam mirë, ndihem i  kënaqur që ndodhem këtu dhe shpresoj që gjithçka të shkoj mirë. Mezi pres për sfidën time të re'', tha Vallci në mes të tjerash.

Image

Vlen të përmendet se në nivel ndërkombëtar, Vallci përfaqëson Austrinë./Zëri/