Skuadra e Metz që luan në kategorinë e dytë ka realizuar një nga surprizat më të mëdha në Francë, pasi ka eliminuar nga Kupa ekipin e Monako. Skuadra e cila drejtohet nga Tierri Henri, edhe pse kalon një moment shumë të vështirë në kampionat, pritej të reagonte në Kupë, sidomos pas afrimit të një lojtari me emër si Fabregas.

Monako është mundur me shifrat 3-1 nga skuadra e Metz e cila gjendet në kategorinë e dytë franceze.

Hein, Gakpa dhe Niane ishin autorët e golave për Metz, ndërsa Falkao ishte ai që realizoi golin e vetëm për Monako e cila largohet kokulur nga turneu.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: