Tottenham ka gati zëvendësuesin e Harry Kane, synohet golashënuesi i Serisë A

Futboll

Tottenham ka gati zëvendësuesin e Harry Kane, synohet golashënuesi i Serisë A

Më: 22 janar 2019 Në ora: 23:55
Edin Dzeko

Mungesa e Harry Kane te skuadra e Tottenham, i dëmtuar deri në fund të marsit, mund të zëvendësohet shumë shpejt me një tjetër golashënues. Bëhet fjalë për boshnjakun Edin Dzeko, që prej vitit 2016 luan në Serinë A me Romën, ku po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Sipas Micky Hazard, një legjendë e Tottenham, lojtari boshnjak është zëvendësuesi ideal i Harry Kane. Ai beson te përvoja e Dzeko, i cili ka luajtur edhe më parë në Premier League, me Manchester City (50 gola në 130 ndeshje me “qytetarët”).

“Tottenham nuk ka përse të shohë shumë përreth, por të nxitojë për të nënshkruar me Edin Dzeko, që është i përshtatshëm për skuadrën e Pochettino. Dzeko është i ngjashëm me Kane në karakteristikat e lojës", tha Hazard.

"Dzeko është një lojtar i madh, ka përvojën e duhur si në Premier League ashtu dhe në arenën ndërkombëtare, ndaj do të ishte i përkryer për sulmin e Tottenham. Nuk do të shihja për sulmues tjetër, por do të dija dakord me boshnjakun”, tha Micky Hazard, një ikonë e Tottenham, që ka këshilluar Pochettino për lëvizjen e radhës në merkaton e janarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat