INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kufizime të energjisë elektrike në Tiranë, ja zonat

Kufizime të energjisë elektrike në Tiranë, ja zonat

Publikuar më: 11:02 27-12-2016

Disa zona në kryeqytet po përballen me mungesën e energjisë elektrike. Në fakt kjo bëhet për të vënë në eviçensë tre fidera të rinj, të cilit do të garantojnë furnizimin me energji elektrike të kryeqytetit pa ndërprerje. Është vetë OSHE që ka bërë publike oraret dhe zonat që do të prekne nga ndërprerja e energjisë elektrike.
Njoftimi i OSHE:
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të punimeve që po kryhen në rrjetin energjetik të Tiranës, për fuqizimin e n/stacionit Selitë dhe garantimin e furnizimit me energji për festat e fundvitit,  gjatë ditës së sotme nga ora 10.00-14.00 do të stakohet energjia në n/stacionin Selitë. Bëhet fjalë për vënien në eficencë të tre fiderave të rinj 20 kv.
Gjatë këtij intervali kohor do të ketë kufizime energjie në këto zona: Rruga Kongresi i Lushnjës, rr. Ndre Mjeda, Rr Frosina Plaku, Rr Ylbere Bylykbashi, Rr Frederik Shiroka, Hotel Mondial, Rr Bab Rexha, Fabrika Mjellit (Pjeserisht), Shkolla Industriale, Sport Klub “Partizani”.

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566