Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

VIDEO/ Sonda japoeze godet asteroidin, ja pamjet

VIDEO/ Sonda japoeze godet asteroidin, ja pamjet

14:00, 22/02/2019
A+ Aa A-

Një sondë japoneze ishte në hapësirë për të goditur një asteroid dhe grimcat e tij do merren për studim.

Sonda Hayabusa-2 ka tentuar të shkëpusë material nga një vend i paracaktuar i asteroidit Ryugu të cilit iu afrua qershorin e 2018 pas një udhëtimit tre vjet e gjysëm nga Toka.

Ajo pritet të kthehet në 2020-tën, bashkë me materialin e përfituar shkëmbor. Gjatë marrjes së tij, sonda iu afrua asteroidit 1 km të gjatë me një instrument të quajtur “briri i kampioneve”.

Në prekje, një “i ashtuquajtur plumb” prej 5 gramësh u lëshua drejt sipërfaqes së gurtë me një shpejtësi prej 300m/s. Copëzat e shkëputura nga goditja u mblodhën nga briri, me shpresën se falë tyre, do të mund të eksplorohet historia e këtij trupi qiellor.

Ekspertët thonë se pas misionit Rosetta, është tashmë e qartë se shumica e ujit në Tokë nuk ka ardhur nga kometat ne fillesat e sistemit diellor; ata besojnë se këtë gjë mund ta kenë bërë asteroidet e pasur me karbon, të cilët mund të kenë sasi të konsiderueshme uji në shkëmbinjtë e tyre, e që sipas disa teorive, kanë sjelle dhe materialin organik të nevojshëm për nisjen e jetës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco