LAJMI I FUNDIT:

Biçikleta atraktive nga General Motors (Video)

Biçikleta atraktive nga General Motors (Video)

ARIV është emëruar kjo biçikletë elektrike, që tregon për arritjen e një brendi të ri

Që nga Pontiac, Saturn, Oldsmobile, Hummer dhe Saab, General Motors më shumë kanë mbyllur brende, se që kanë hapur të reja, transmeton Telegrafi. Mirëpo, kësaj radhe e kanë sjellë një brend të ri.


Është emëruar ARIV, që në gjuhen spanjolle nënkupton arritje, teksa paralajmëron një arritje të re në mënyrën e çiklizmit dhe transportit në tërësi. Tregut pritet t’i shtohen dy versione të eBike, që kanë dy emar të ndryshëm, Merge dhe Meld.

I vetmi dallim mes tyre, është që njëri paloset, teksa tjetri nuk e ka këtë mundësi, apo kjo është e tëra që General Motors ka bërë të ditur.

Megjithatë, janë shpërndarë pamjet që e tregojnë në lëvizje këtë biçikletë atraktive nga General Motors, që nuk dihet se kur mund të lansohet. /Telegrafi/