Ramush Haradinaj - Foto: Atdhe Mulla

Haradinaj: Pagat do të rriten çdo vit

Duke biseduar për Ligjin e ri për pagat, kryeministri deklaroi se kjo do të mundësojë një rritje të pagave në total.

“Çdo vit unë iu siguroj se kanë me u rritë pagat, çdo vit sa herë që fillon viti i ri buxhetor do të ketë rritje të pagave”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka shtuar se do të ketë rritje lineare, një shembull do të ishte rritje prej 7% çdo vit, mirëpo kjo të jetë për të gjithë, e jo t’i rritet një kategorie, e jo kategorisë tjetër.