Ashtu siç një ditë më parë sinoptikanët paralajmëruan, reshjet e dëborës janë rikthyer sot në zona të tëra në Veri dhe Juglindje të vendit.

Korrespondentët tanë në rrethe raportojnë se reshje të shumta dëbore ka pasur në Dibër, Pukë, Shkodër, Kukës, por edhe në Korçë.

Reshje të pakta bore janë shënuar në orët e para të mëngjesit edhe në Tiranë e Durrës. Deri tani nuk raportohen probleme për lëvizjen në akset kombëtare.

Për shkak të erërave të forta ka pasur ndërprerje të energjisë në Pukë dhe Fushë Krujë.

Moti i keq dhe temperaturat disa gradë nën zero pritet të zgjasin deri ditën e martë.

Tv Klan