Shpërndante lëndë narkotike në shkolla, Patrulla e Policisë Lushnje kap në flagrancë autorin. Në pranga ka rënë shtetasi M.B, 32 vjeç, banues në Lushnje.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientin përreth shkollës u kap me disa doza lëndë narkotike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.


Gazeta Shqip