Auto

Mercedes-AMG A45 vjen me risi të reja

Modeli i shumëpritur i prodhuesit gjigant gjerman do të ketë premierën në panairin e veturave në Gjenevë, i cili fillon më 5 mars.

Mercedes-Benz ka njoftuar se A45 i ri do të ketë 383 kuajfuqi në versionin bazik dhe 416 kuaj fuqi në versionin A45S 4Matic +.

Të dyja variantet do të mundësohen nga një motor me katër cilindra 2.0-litërsh dhe A35, i cili ka një fuqi prej më shumë se 100 kuajfuqi.

Kështu, A45 AMG në një version më të fortë do të ketë 12 kuajfuqi më shumë se konkurrenti BMW M2, 22 kuajfuqi më shumë se Audi RS3 dhe 46 kuaj fuqi më shumë se versioni i mëparshëm.