Lezha nën pushtetin e erërave. Tre kamionë janë përmbysur për shkak të erës së fortë në rrethin e Lezhës. Kamionët kanë qenë duke lëvizur në akse të ndryshme.

Si pasojë e aksidentit shoferi ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë mjekimin në spitalin e Lezhës. Ndërkaq policia iu bën thirrje drejtuesve që të lëvizin me kujdes në segmentin rrugor Lezhë-Fushë-Krujë.

Kamioni i fundit është përmbysur pranë fshatit Markatomaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb