Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

VIDEO/ Sistemi ynë Diellor ka edhe një planet ekzotik, i gjithi ngyrë rozë!

VIDEO/ Sistemi ynë Diellor ka edhe një planet ekzotik, i gjithi ngyrë rozë!

12:30, 23/02/2019
A+ Aa A-

Zbulohet një tjetër planet tërësisht rozë në Sistemin tonë Diellor. Ai quhet Farout dhe i duhen më shumë se 1000 vjet, për të realizuar një rrotullim të plotë rreth Diellit.

Farout është një planet xhuxh dhe është 120 herë më tepër larg nga Dielli krahasuar me Tokën. Për këtë arsye “2018 VG18”-ta, siç quhet në emrin e koduar ishte shumë e vështirë për tu gjetur:

Lajmi është dhënë nga shkencëtarët Scott Sheppard të Institucionit Carnegie për Shkencën amerikane, David Tholen i Universitetit të Haëait dhe Chad Trujillo, i Universitetit të Arizonës së veriut.

Farout u zbulua falë “Subaru”, Teleskopit japonez, të vendosur në Mauna Kea në Haëai, ndërsa astronomët hetonin skutat e thella të sistemit diellor në kërkim të planetit të nëntë, dhe shumë e merrnin për të mirëqënë egzistencën e tij edhe pse nuk ka ende prova për egzistencën e tij.

    Për planetin misterioz rozë ende nuk dihet shumë, përveç distancës së tij ekstreme ndaj Diellit, gati prej 18 miliardë kilometrash. Dihet dhe që diametri i tij është rreth 500 kilometra dhe ngjyra që ka është rozë tipike e botëve të akullta. Duke pasur parasysh distancën e madhe nga Dielli këtij planeti i duhen ekzaktësisht një mijë vjet për të bërë njërrotullim të plotë rreth Diellit.

    Sipas studimeve rezulton se ky yll i përket grupit të atyre yjeve që mbahen në sistemin tonë diellor nga forca e gravitetit të Diellit. Gjithësej janë pesë planete xhuxh (Cerere, i vendosur në brezin kryesor të asteroidëve, Plutoni, Haumea, Makemake dhe Eris). Farout është një kandidatët për t'u bërë planeti më i largët i zonës tonë hapësinore./f.h/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco