13:00 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ekskluzive: Shtëpia dhe personat ku u arrestuan dhunuesit e të miturave, gjithçka fal Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës ka arritur dje edhe një sukses të radhës. Falë profesionalizmit të treguar, dje në Podujevë është parandaluar një rast dhunimi ndaj dy të miturave.

Personi A.B, bashkë me një shok të tij i kanë futur në një shtëpi dy vajza të mitura. Madje, njëra nga vajzat ishte e moshës 13 vjeçare.

Indeksonline ka siguruar shtëpinë dhe ambientin ku ka ndodhur kjo ngjarje.

Madje, njëra nga fotografitë tregon krevatin në të cilin shihen protagonistët e këtij rasti, pak para se të arrestohen.

Në fotografinë e siguruar shihen edhe dy personat e dyshuar për dhunim.

Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ky rast është një nga të shumtit që po dëshmon profesionalizmin e lartë të Policisë së Kosovës që mbetet ende si institucioni më i besuar në vend./Indeksonline/