14:46 / E Shtunë, 23 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Pamje të reja nga aksidenti tragjik në Prizren

Gjatë ditës së sotme ndodhi një aksident trafiku në aksin rrugor Prizren-Zhur, ku mbetën të vdekur tre persona.

Lajmin më herët për Indeksonline e ka konfirmuar  Zyrtari për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi.

Ende nuk dihet se kush janë viktimat por besohet që tre të vdekurit janë nga fshati Zhur.

Aksidenti tragjik kishte ndodhur mes një kamioni dhe një veture të llojit “Golf”./Indeksonline/