VIDEO/ Luftëtari tregon muskujt, Teuta thyhet në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2019 | 16:05

VIDEO/ Luftëtari tregon muskujt, Teuta thyhet në Gjirokastër

Luftëtari ka mposhtur Teutën me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Goli i Donald Rapos në minutën e 32-të i dhuroi triumfin e radhës skuadrës së drejtuar nga Juljan Ahmatajn.

bandicam 2019-02-23 15-55-16-455

Durrsakët kishin mundësinë ideale për të barazuar shifrat në minutën e 73-të, teksa Progni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

bandicam 2019-02-23 15-55-48-270

LUFTËTARI-TEUTA 1-0

Rapo 32′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi.

90+1′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Rapo, në fushë Açka.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim i tretë te Teuta, largohet Hakaj, vendin e tij e zë Beqja.

85′ Latif provon me një gjuajte të rrezikshme brenda zonës, por ndalet nga Ruçi.

84′ Zëvendësim te Luftëtari, largohet Fili, vendin e tij e zë Ymeraj.

76′ Zëvendësim i dytë te Teuta, largohet Traore, në lojë Vila.

73′ Progni gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e futbollistit tropojan ndalet nga portieri Ruçi.

72′ Dunga ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Bicajt,  11-metërsh për Teutën! Protestojnë futbollistë vendas. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Ramadani ndëshkohet me karton të verdhë për prekje të topit me dorë.

59′ Teuta ka një shans të mirë pas daljes së gabuar të Ruçit,  por largon rrezikun kapiteni Ramadani.

58′ Rrit presionin skuadra e Bledi Shkëmbit, por mbrohen mirë gjirokastritët të cilët nuk lejojnë hapësira.

56′ Zëvendësim te Teuta, largohet Kamara, në lojë Latif.

49′ Pas një krosimi të Traore, Bushiç provon me kokë, por topi ndalet nga portieri Ruçi.

46′ Starton pjesa e dytë, trajnerët nuk bëjnë ndryshime në formacion.

Mbyllet pjesa e parë. 

45+2′ Tjetër pretendim për 11-metërsh i durrsakëve, Bushiç rrëzohet brenda zonës, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

41′ Çfarë rasti për Luftëtarin. Dunga me portën e boshatisur nuk ka arritur të shënojë golin e dytë, duke u vonuar brenda zonës, teksa i ka dhënë mundësinë Sidibesë që të ndërhyjë.

 

38′ Bushiç provon me një kthesë nga brenda zonës, por ndalet nga mbrojtësit e Luftëtarit.

34′ Sidibe ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë.

32′ GOOOOL LUFTËTARI 1-0/ Donald Rapo kalon në avantazh vendasit. Pas një mosmarrveshje në zonën durrsake, ka përfituar mesfushori i Luftëtarit, i cili ka goditur saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

30′ Skuadrat pa ide në këto minuta! Duele të shumta në mesfushë, teksa rastet e rrezikshme mungojnë.

22′ Progni rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, nuk është i këtij mendimi gjyqtari Beqiri, i cili vazhdon lojën.

17′ Demo provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Hidi.

11′ Drithërima në portën e Luftëtarit, e pabesueshme çfarë humbet Kamara, i vetëm me portierin Ruçi, futbollisti i Teutës e ka dërguar topin mbi kuadrat.

8′ Pranë golit Teuta. Progni harkon rrezikshëm në zonë për Kamara, i cili provon të devijojë, por atje pranë ndodheshin mbrojtësit e Luftëtarit të cilët kanë mundur ta largojnë rrezikun në këndore.

6′ Progni provon me një harkim drejt zonës për Bushiç, por topi shkon në duart e portierit Ruçi.

1′ Ka startuar takimi në Gjirokastër, vendasit luajnë topin e parë nga qendra.

FORMACIONET ZYRTARE:

Luftëtari: Ruçi, Demo, Rapa, Koconis, Neziri, Ramadani, Aleksi, Rapo, Fili, Xhekson, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj, Sidibe, Traore, Kallaku, Kamara, Progni, Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtar:  Ardian Beqiri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"