Partitë, “luftë” për të publikuar punësimet e familjarëve (VIDEO)

Punësimet e familjarëve të zyrtarëve janë shndërruar në mollë sherri midis partive në pushtet dhe opozitë. LSDM-ja thotë se partizimi dhe nepotizmi i kanë mbushur institucionet shtetërore që në kohën e pushtetit të kaluar të VMRO-DPMNE-së. Zëdhënësi i LSDM-së Kostadinov bëri thirrje që edhe partia opozitare të ndjek shembullin e socialdemokratëve për të hequr dorë nga pozitat zyrtare që janë uzurpuar me lidhje familjare dhe partiake. Ai kërkoi nga kreu i VMRO-së, Hristijan Mickoski që të tërheqë punësimet e bëra nga vet ai në kohën kur ishte drejtor i Kompanisë energjetike ELEM.

Ndonëse, Kostadinov tha se për arsye morale nga puna kanë hequr dorë nëna e tij, gjyshi i deputetit Kiracovski, djali i deputeti Misovski, vëllai dhe bashkëshorti i deputetes Mira Stojçevska, nga VMRO-DPMNE-ja thonë se kërkesa e tyre për të tërhequr punësimet është de fokusim nga situata aktuale. VMRO-ja madje publikoi raste të reja të nepotizmit në Komunën e Makedonski Brodit.

Nga ana tjetër ministri Damjan Mançevski tha se do të respektoj cilindo qoftë vendim që merr Komisioni Kundër Korrupsionit, i cili filloi me shqyrtimin e procedurave për punësimin e të afërmve të zyrtarëve të lartë të ekzekutivit dhe legjislativit.

Kohëve të fundit sa vjen e shtohet numri i të punësuarve në ndërmarrjet publike dhe institucionet shtetërore të personave që janë në lidhje familjare zyrtarët. Kryeministri Zoran Zaev ditë më parë bëri thirrje që të tërhiqen punësimet që dyshohen për nepotizëm si nga LSDM-ja ashtu edhe nga BDI-ja.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu