Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Atalanta bie sërish, merr fund “ëndrra” e zonës Champions

Atalanta merr humbjen e dytë radhazi në kampionatin italian, teksa pasi humbi me Milanin në shtëpi, këtë herë u mposht me rezultatin 2-0 nga Torino, në transfertë.

Zikaltrit e drejtuar nga Gasperini zhvilluan një ndeshje të mirë, por ishin të pafat, pasi pësuan një gol të pafat nga Izzo në pjesën e parë dhe një tjetër i shënuar nga Iago Falque në pjesën e dytë.

Dyshja shqiptare Berisha-Gjimshiti ishin sërish titullarë dhe qëndruan në fushë për 90 minuta, ku ndonëse ishin të pafajshëm në golat e pësuar, nuk ndihmuan skuadrën të shmangë humbjen.

Me këtë rezultat, Atalanta mbetet në kuotën e 38 pikëve, duke u shkëputur nga zona Champions, ndërsa në të njëjtën kuotë pikësh shkon edhe Torino, që rikthehet fuqishëm për një vend në zonën europiane.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...