Rama: Opozita do vijë të humbë në zgjedhjet lokale...Berisha do '97 të dytë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë tjetër nga Përmeti se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme pavarësisht faktit se opozita dogji mandatet duke u larguar nga parlamenti. Ai tha se shumica është mësuar me bojkotin e opozitës, ndërsa do të vijojë punën, pasi ka marrë mandatin nga qytetarët. Edhe pse dogji mandatet, Rama tha se opozita do të vijë në zgjedhjet lokale ku sërish do të humbasë. Protestat dhe djegia e mandateve për Ramën ka vetëm një arsye, 'Shqipëria po kërcënohet nga fantazmat e 1997 se Saliu ka frikë nga SPAK-u, për të shpëtuar Luli karrigen  dhe për t'u kthyer Mona me kokë në mes të tepsisë". Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu se në zgjedhjet e qershorit Partia Socialiste do të fitojë bashkinë e Përmetit, që aktualisht drejtohet nga Niko Shupuli, i zgjedhur nga PD-ja. Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, Rama denoncoi se në bashkinë e Përmetit dhe në Skrapar paguhen njerëz që jetojnë jashtë vendit dhe duhen nga kryetarët e bashkive vetëm për të votuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:31
Rama: Bashkinë e Përmetit e fitojmë ne, kryetari i zgjedhur nga PD-ja të ikë në shtëpi....

Kryeministri Rama u shpreh se në 30 qershor bashkia duhet t'i rikthehet drejtimit nga socialistët, teksa zgjedhjet e fundit u fituan nga kandidati i PD-së, Niko Shupuli. "Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkisë që nuk janë të partisë, por besoj që është koha që kryetari i bashkisë të shkojë në shtëpi dhe në bashki të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë, por që vjen aty, jo për të shpenzuar taksat tuaja për të mbajtur me rroga njerëz mbi numrin e nevojshëm, por për t'ua kthyer ju shumëfish besimin dhe për të bërë për ju shumëcka. Kryetari i bashkisë është këtu i zgjedhur me votat e atyre. Të gjithë e shohim të vërtetën e ndryshimit të madh mes nesh dhe atyre. Përmeti është lënë pas dore" tha Rama.

Ora 18:21
Djegia e mandateve, Rama: Me opozitën janë habitur edhe miqtë e tyre të huaj

Rama u shpreh se për vendimin e opozitës për djegien e mandateve janë habitur edhe miqtë e tyre ndërkombëtare përveç SHBA-së dhe BE-së. "Por kur thonë ta heqim Maduron se është bërë Shqipëria si Venezuela. Cudi se këtë e kuptojnë vetëm këta, këta nuk e kuptojnë as SHBA, BE apo miqtë e tyre që janë habitur. Vërtetë kam edhe unë ato të miat, por këta kur shajnë nuk kujtohen se fëmijën janë duke parë TV dhe thonë c' është ky rrugaç që më hyri në shtëpi" tha Rama.

Ora 18:13
Qytetarja denoncon ish-ministrin dhe zyrtarët e LSI-së: Më kërkuan lekë për licencën e autobusëve! Rama: Do japin llogari

Gjatë takimit në Përmet, një qytetare, Marie Naqellari denoncoi para kryeministrit Rama se disa ish-zyrtarë të lartë të LSI-së gjatë mandatit të parë qeverisës, mes tyre ish-ministri i Transportit Sokol Dervishaj dhe Bahri Shaqiri i kanë kërkuar para për ti dhënë licencën për një linjë autobusësh. Ajo u shpreh se nuk e kishte shumën që i ishte kërkuar 50 mln lekë, pasi i duhej të kujdesej për bashkëshortin e sëmurë, ndërsa i kishte shprehur shqetësimin edhe kryeministrit Rama.

Denoncimi i qytetares


Marie Naqellari: Në 2017 Sokol Dervishaj ka marrë 50 milionë lekë nga dy persona duke shitur licencat tona, cfarë kërkon doktoreshë Mona, më mori linjat e autobusit. Sot kërkoj që u rikthye prokuroria, të rikthehet të shikojë te Ministria e Transportit dhe të shikoj licencat tona, që mori 50 mln Sokol Dervishaj dhe bënte fushatë. I shkova Bahri Shaqirit, i thashë kam lënë burrin në shtëpi dhe është i paralizuar, më thoshte edhe mua më ka vdekur gruaja dhe i bëj shërbim djalit në Greqi. I thashë besoj do më kuptosh? Më tha; hidh paratë. Ku ti gjeja unë ato para për licencën, që punoi burri 25 vite dhe më tha rrit fëmijët, kërkoi licencën. Unë sot me shoqërinë time të autobusëve jemi në rrugë. Shkova te Ermal Topalli dhe mori 5 mln për një linjë Këlcyrë-Tiranë. Unë po denoncoj dhe zonja Moni (Monika Kryemadhi) le të më thërrasë në cdo stacion televiziv. Dhe ju i bëtë një telefonatë Sokol Dervishajt që të më priste në orën 6 të darkës për licencën që e mbajta 25 vite. Të mos i mbajnë licencat ata persona që i kanë blerë me lekë. Lutem që prokuroria që po krijohet, pasi deri dje ishte e korruptuar. Ne kemi shkuar në gjykatë, e fituam në apel, por sot jam në katër rrugët. Ata e kanë hedhur në administrative. Çfarë drejtësie kërkon Basha me zonjën doktoreshë?!

Përgjigja e Kryeministrit Rama: Organet e drejtësisë duhet të veprojnë në këtë rast. Kur dëgjoj Monikën që thotë të shpëtojmë Shqipërinë nga Rama që blen vota, dhe i drejtohet Zotit, them shyqyr që Zoti nuk merret me votat, se do i kishte futur rrufën në kokë. Jemi ç'jemi nuk do ia doja të keqen deri në atë pikë. Me mua as ka marrë dhe as ka dhënë, dhe për të tjerat të shkojë të përgjigjet aty ku duhet të përgjigjet. Se cfarë do të bëjnë ata nëse iu vjen në dorë prapë? Atë që kanë bërë, kur e patën bënë ndonjë mrekulli? Këta kanë një hall të madh me drejtësinë. Zonja foli sot dhe të tjerë do të flasin dhe kur të krijohet SPAK nuk ka nevojë të flasin, pasi SPAK...Shqiptarët më thonin mua pse nuk i fute në burg, shyqyr që nuk e kam në dorë këtë punë se kushedi se cfarë do të kishte ndodhur...Të gjithë po dalin një e nga një, po kush e bëri këtë. Është kollaj të bësh banjo për macen dhe të flasësh për Surrelin, por vjen dita kur të thonë, macja nuk mbanë përgjegjësi për banjon, e ke bërë ti. Mbase janë para gjaku, këtë do e thotë drejtësia dhe jo unë

Ora 18:08
Rama: Në Përmet dhe Skrapar marrin rrogë njerëz që nuk jetojnë në Shqipëri

Bashkia e Përmetit drejtohet nga Niko Shupuli i zgjedhur nga PD-ja, por Rama akuzoi se në administratë ka punësuar njerëz që nuk ndodhen në Shqipëri. "Kam dëgjuar se Nikua thotë se kryeministri është me mua Unë nuk jam me ty, ti je kryetar bashkie, unë të kam mbështetur sa kam mundur, ti je më i mirë se ajo e Shkodrës, Lezhës, dhe Kamzës, por nuk je ai që duhet për këtë qytet. Por a e dini se në Skrapar ua ndajnë rrogën dy tre vetave, edhe këtu marrin rrogën njerëz që nuk banojnë këtu, por janë këtu ditën kur Nikua të kërkojë mandatin tjetër" denoncoi Rama.

Ora 18:06
'Rakia më e mirë se Zoti, por kapeni dhe futeni në ujë se nuk pushon'/ Rama batuta në Përmet

Gjatë takimit në Përmet, kryeministri nuk kurseu batutat me njërin nga qytetarët që vijonte që të fliste gjatë kohës që Rama po mbante fjalimin. "Rakinë e keni të mirë, por duhet kujdes me rakinë e Përmetit. Edhe tani keni edhe ujë 24 orë, çojeni në ujë atë tani, që të vijojmë ne normalisht bisedën. Nuk ka problem, mik i mirë është, por edhe rakia është më e mirë se Zoti se ta merr mendjen në darkë dhe ta rikthen mëngjes, ndërsa Zoti po ta mori nuk ta kthen më. Nuk pushon ai nëse nuk e çoni në lavaman, është i mbingarkuar me raki Përmeti" tha Rama.

Ora 17:39
Dorëheqja e opozitës, Rama: Jemi mësuar me bojkotin e tyre! Do të vijnë të humbin në zgjedhjet lokale

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shumica është mësuar me bojkotin e kësaj opozite, që sipas tij, pavarësisht dorëheqjes nga mandatet, do të futet në zgjedhjet lokale, ndërsa shtoi se sërish do të humbasë. "Shqipëria pa dy protesta, e studentëve e djemve dhe vajzave të këtij populli dhe të atyre që ishin të padenjë për ta përfaqësuar këtë popull në parlament dhe në mënyrë më të padenjë u larguan nga parlamenti. Shqiptarët në këto dy protesta panë edhe qeverinë tonë. Prandaj, ne studentët i dëgjuam, protestën e tyre e mirëpritëm, nga protesta e tyre nxorëm përfundime të rëndësishme. Por studentët ia dhanë mesazhin gjithë popullit, ajo protestë ishte shuplakë për qeverinë dhe grusht për opozitën. Ata nuk kërkuan as dorëheqjen e ministres, apo qeverisë, pasi thanë se e dinë se vetëm këta që kemi mund ta bëjnë atë që ne duam. Një opozitë që studentët e refuzojnë, si mund ta pranojë populli. Mos u çudisni, vërtetë nuk është e mirë për demokracinë që të zgjedhurit të braktisin vendin e punës, por këta në parlament se ishin se nuk ishin puna ka vijuar.

këta ndjenjën gjashtë muaj jashtë dhe erdhën ditën e fundit për rrogën, ne me ikjen e tyre jemi mësuar, thjeshtë është bojkot më i gjatë. Nëse do të ketë të tjerë që do të vijnë ti zëvendësojnë, le të vijnë. E marrtë lumi këtë vend nëse fati i opozitës mbetet në dorën e Saliut, Lulit apo Monikës. Ajo e tyre është urrejtje dhe jo opozitës. Ajo është të qëndrosh të qëndrosh në urrejtje. Me urrejtje nuk bëhet asgjë, pasi vetëm përcanë dhe shkatërron. Ne nuk kemi asnjë urrejtje për ata, por vetëm për keqardhje. Jam i hapur për dialog me ata, tani apo më tutje kur të jenë më të dëshpëruar, vetmuar dhe pa shpresë. Opozitën nuk e zgjedhim, por të tjerët, shpresoj që të jetë  mësim për demokratët e tjerë. Këta i kemi mundur dhe i mundim në cdo betejë. Nuk e di se cfarë do të bëjnë në zgjedhjet e tjera. E mira e punës e do që të vijnë dhe sigurisht që do të vijnë për të bërë opozitën në Këshillat bashkiakë, pasi për të fituar nuk fitojnë. Këta mund të mos vijnë fare edhe në zgjedhje, pasi nga inati mund të thonë nuk vijmë të luajmë se na mund" tha ai.

Ora 17:38
Protestat e opozitës/ Rama: Ja për cfarë lutem para se të mbyll sytë në darkë

Kryeministri u shpreh se është i shqetësuar për faktin se situata politike e krijuar nga opozita mund të ndikojë te turizmi. "Nuk duhet shumë për të kthyer një shtëpi të varfër në një instrument fitimi duke hapur derën dhe krijuar kushtet që të tjerë të vijnë aty për të gjitha ato gjëra që Përmeti e bëjnë në mrekulli. Ne e kemi thënë, agroturizmi, por edhe bujtinat përbëjnë një nga shtigjet e reja për punësimin dhe ekonominë familjare. Lutem cdo natë para se të mbyll sytë që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos u kushtojë njerëzve punëtorë të këtij vendi. Atyre që jetojnë me hotelet me mikpritjen dhe turizmin" tha Rama.

Ora 17:30
Dorëheqja e opozitës, Rama: S'ka zgjedhje të parakohshme, shihemi në 2021

Kryeministri Edi Rama nga Përmeti përsëriti edhe njëherë pasditen e sotme se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, pavarësisht vendimit të opozitës për të djegur mandatet. "Kam marrë shumë mesazhe dhe shumë njerëz që thonë aman mos lësho pe, unë nuk kam asnjë pe në dorë për të lëshuar, kam një detyrë për të bërë, që na e jep kontrata që kemi me shumicën e shqiptarëve, që të qeverisim deri kur të mbarojë mandati ynë dhe deri kur të kemi votat në parlament. Ne nuk jemi si ata, ne e kemi marrë këtë detyrë nga njerëzit dhe do ta kryejmë deri në fund. Ne e kemi marrë këtë detyrë me mish edhe me shpirt" tha ai.

Ora 17:27
Dorëheqja e opozitës/ Rama: Shqipëria po kërcënohet nga fantazmat e 1997 se Saliu ka frikë nga SPAK-u

Nga Përmeti, kryeministri Rama ka komentuar edhe situata politike dhe dorëheqjen e opozitës duke djegur mandatet.'Ato pamje të eksportuara në botë nga ajo e shtuna ku u premtua përmbysje dhe u predikua dhunë duke nxitur disa qorra që ti binin me kokë murit të Kryeministrisë janë pamje që dëmtojnë, jo vetëm Shqipërinë, por cdo njeri që në këtë vend ka vendosur të jetojë, cdo njeri dhe dëmtoi edhe rrugëtimin tonë europian. Cili shqiptar me mend në kokë, pavarësisht bindjeve politike mund të pranojë që sot në 2019 Shqipëria të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për cfarë?!

Për ti shpëtuar Saliu drejtësisë, për të shpëtuar Luli karrigen , apo për t'u kthyer Mona me kokë në mes të tepsisë? Këto nuk i ha njeri, këto nuk janë arsye. Kush mund ta hajë atë që këta e bënkan për integrimin duke bërë dicka, as askund në botë, nuk është bërë ndonjëherë. Kërkojmë votat për të na përfaqësuar në tempullin e demokracisë, kush fiton qeveris kush humbte bën opozitë dhe nëse nuk kemi qeveri i themi popullit nuk i duam detyrat që na ngarkuar dhe i themi populli ngrihu dhe vendosi zjarrin. Gjëra të tilla janë shprehja më kuptimplotë e dëshpërimit që u ka errësuar dytë kolegëve në opozitë dhe frika nga drejtësia që po vjen. Po formohet SPAK-u, që ishte ndër arsyet kryesore që këta nuk e donin reformën në drejtësi" tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hyqymeti: 23/02/2019 22:22

    Z Rama ne USA po legalizohet marjuana legalizoje dhe ti per Tahirin Avdulajn per veten tender dhe te kapur I ke zgjedhjet

    Përgjigju
  • Justice: 23/02/2019 19:35

    Ky njeri nuk eshte normal

    Përgjigju
  • Hinglateri: 23/02/2019 19:00

    Berisha Basha Mona nje treshe jashtqijesh

    Përgjigju
  • Populli: 23/02/2019 18:16

    Plaseni Brenda keto vemje qe te qetesohet populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit