Një aksident i rëndë me tre të vdekur ka ndodhur pranë kufirit të Kosovës me Shqipërinë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:30 minuta në aksin rrugor Vërmicë-Prizren tek nënkalimi i parë i autostradës.
Të tre viktimat janë babai me dy djemtë me mbiemër Sopaj, nga bashkësia lokale e Zhurit.
Makina me tre personat po udhëtonte nga Prizreni në drejtim të Zhurit, ndërsa borëpastruesja po kthehej nga pika kufitare e Vërmicës.
Viktimat janë babai i lindur në vin 1969 dhe dy djemtë, njëri 25 vjeç dhe tjetri 22 vjeç.
Sipas informacioneve të para të policisë rajonale, shkak për aksidentin si duket ka qenë shpejtësia e madhe kur kushtet e motit kanë qenë të këqija.
Në vendngjarje kanë dalë ekipet e policisë dhe prokurori i shtetit, të cilët po merren me zbardhjen e rastit.
Për shkak të temperaturave tepër të ulta rrugët kanë ngrica, ndërsa policia vazhdon të apelojë për kujdes të shtuar nga shoferët.
© SYRI.net