Chelsea po e shkarkon Maurizio Sarrin

Maurizio Sarri mund të shkarkohet në fund të kësaj jave.

Merkato

18/03/2019 08:37

Chelsea nuk beson më në Maurizio Sarrin, andaj do ta shkarkojë atë.

Skuadra londineze po planifikon që ta shkarkojë trajnerin italian gjatë ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen në këtë javë dhe javën e ardhshme, transmeton lajmi.net.

Chelsea u mposht fundjavën që shkoi nga Evertoni, andaj Maurizio Sarri nuk e ka më punën e sigurt.

Skuadra londineze gjithashtu u dënuar me dy afate mos transferime të lojtarëve, andaj italiani mund të shkarkohet në ditët në vijim. /Lajmi.net/