Video që dëshmon se Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirëve në Premierligë

Video që dëshmon se Granit Xhaka është njëri prej mesfushorëve më të mirëve në Premierligë

Sport March 18, 2019 - 09:09
Detajet

Granit Xhaka është njëri prej futbollistëve më të mirë që posedon skuadra e Arsenalit.

Mesfushori me prejardhje nga Prishtina është futbollist i pazëvendësueshëm në formacionin bazë të trajnerit Unai Emery, shkruan Zëri.

Image

Reprezentuesi i Zvicrës u transferua në Londër në verën e vitit 2016, dhe që prej atëherë ka fituar reputacion të madh në “Emirates Stadium”.   

Madje, ai është edhe njëri prej kapitenëve të Arsenalit, teksa në disa ndeshje këtë sezon ka qenë kapiten, duke e luajtur këtë rol në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërkaq, së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale ku shihet lidershipi dhe loja e jashtëzakonshme e Granitit në fushën e lojës.

Ndryshe, këtë sezon në të gjitha garat, Xhaka është paraqitur në 32 ndeshje, ku ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime./Zëri/  

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Watch this video and tell me Xhaka isn't good enough to play for Arsenal

A post shared by #1 ARSENAL NEWS & MEDIA (@arsenalstudio_) on