LAJMI I FUNDIT:

D’Ambrosio thotë se Interi është superior mbi Milanin

D’Ambrosio thotë se Interi është superior mbi Milanin
Festa e fitores (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio, insiston se dy fitoret sezonale ndaj Milanit tregojnë se zikaltrit janë superior mbi Milanin.

Italiani bëri një paraqitje të mirë, ndërsa në minutat e fundit shpëtoi pothuajse njv gol të sigurt.


“Jam i lumtur që shkoi mirë. Treguam se jemi superior mbi Milanin në të dy ndeshjet, por jo vetëm për atë, në vitet e fundit kemi fituar më shumë pikë në Serie A se ata”.

Notat e lojtarëve: Milan 2-3 Inter, vlerësohet Bakayoko
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Milan 2-3 Inter, vlerësohet Bakayoko

“Tani le të shijojmë fitoren, t’i rimbushim bateritë dhe të bëhemi gati për Lazion, një tjetër ndeshje e vështirë pas impenjimeve me përfaqësuese”, ka thënë D’Ambrosio.

Aktualisht skuadra e Luciano Spallettit renditet e treta me 53 pikë, ndjekur nga Milani me 51. /Telegrafi/