Përbërësit:

400 gr luleshtrydhe

30 gr sheqer

1 pet sfoliat

1 limon

Mente

Për kremin:

500 gr qumësht

140 gr sheqer

50 gr niseshte

4 të verdha veze

Esencë vanilje

Përgatitja:

Hapim petën sfoliatë, hedhim mbi të pak sheqer dhe e vendosim në një tavë me letër furre që të piqet në 180 gradë. Në një tenxhere vendosim qumështin që të ngrohet bashkë me esencën e vaniljes dhe lëkurën e një limoni. Në një tas vendosim 4 të verdha veze dhe sheqe dhe i rrahim bashkë. Më pas shtojmë niseshtenë dhe pasi e rrahim pak shtojmë edhe qumështin e ngrohtë. Të gjithë masën e vendosim sërish në një tenxhere dhe e përziejmë ngadalë derisa të mpikset. Vendosim në një gotë mikseri luleshtrydhet, limon, mente, pak sheqer dhe i miksojmë derisa të bëhen krem. Presim në forma katrore të vogla petën sfoliatë, i mbushim me krem, mbi të vendosim një petë tjetër, shtojmë sërish krem, disa luleshtrydhe dhe në fund kremin e luleshtrydheve dhe është gati.

/tvklan.al