15:53 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Belgjikë, pëllumbi shitet në ankandë për një milion euro

Në një ankand të mbajtur në Belgjikë, një pëllumb është shitur për një shumë marramendëse prej 1.252.000 euro, më çka është bërë shpendi më i shtrenjtë në botë.

Mediat lokale shkruajnë se pëllumbi flaman Armando, është shitur përmes internetit.

Siç bëhet e ditur, pëllumbi postier i moshës pesëvjeçare, njëherësh kampion i shumëfishtë në garat në shtigje të gjata, është blerë nga një kinez, emri i të cilit nuk është zbuluar.

Megjithatë, theksohet se pëllumbi i blerë nuk do të përdoret për gara, por vetëm për qëllime riprodhuese.

Më parë, në vitin 2017, në një ankand në Belgjikë një pëllumb ishte shitur për 400.000 euro. /Indeksonline/