• |
ide | kryesore

Ministri serb: Prej taksës humbasim 1 milionë euro në ditë

Lajme, Të fundit



Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajic i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Kujtojmë se SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.



2 Comments

  1. Serbia ska pse po lodhet me Evropen. Te njohe Kosoven e te filloje perseri te arketoj ne buxhetin e saj njemilonet.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *